Sunday, February 19, 2017

Petar Petroviç Njegosh - Pushime vere në Perçanj

Lutu pas lartësisë së ashpër,
o titan, mbret flokëgjatë,
për triumfin tënd çdo gjë është gati.
Ylli i mëngjesit lindjen ka ndritur,
pakujdesshëm flokët ka lëshuar,
lehtas ec mes shtigjeve me lule
në hapësirën e kaltër dhe të qetuar.
Çdo gjë shushërin, male dhe ograja,
nga gëzimi dhe ngopja e ëmbël;
sy shkëlqyes kanë marrë burimet,
duke luajtur kërcvejnë lodrueshëm
në përqafim të fushëssë vesuar.
Zëri i bariut dhe zëri i lavërtarit
që në mëngjes thyejnë qetësinë;
detari guximtar ka dalë në det,
përthyen me lopatë valët argjendare
siç me shkop bariu shkund majat.
Ende të pret i përkëdheluri Avrore
në bregun e kanalit të qetë;
i harruar pas fatit dhe njerëzve,
e i ngushëlluar në shkretëtirën e errët
më rrezet e krijuesit të tij
ndaj urren njerëz dhe fate
si një parathënie të rrejshmë,-
unë të pres, me padurim të ores
të takohemi në shpellën detare,
të fluturoj pak edhe me trupin tim,
siç fluturoj ajrit me shpirt.

1850
Përktheu: Emin Kabashi

No comments:

Post a Comment