Sunday, February 19, 2017

Slavko Janevski - Derri

Në dreq të veni me gjithë ëndërrimtarët,
Se shumë e dinë katallanët
Deri ku më arrin currili.

Do t'isha shtrirë
Për një sy gjumë me gërhimë
Sa të vdekurit t'i shqetësoja
Pas kodre ku pushojnë.

Ç'i duhet jeta të gjallit!
Ç'i duhet qetësia të vdekurit!

Do të çmenden eshtrat.
Nuk çlodhen të ndjerët
As që ndonjëherë do çohen
Të përkulen para ditareve
Me fjalë të fshehta për të Djeshmën e tyre.

Kohë të arta. Derrishte.
Që ku jam unë, në baxhë
Me tym më mbulojnë.

1980
Përktheu: Resul Shabani

No comments:

Post a Comment