Saturday, February 18, 2017

Jovan Sterija Popoviç - Këngë mbivarrore për veten

Asgjë nga asgjëja.
E ndrydhur në asgjë
çdo gjë është asgjë:
Ç'do më shumë
Nga e shkuara asgjë?
Flaka zgjat pak
Përjetësisht shuhet,
Vargëzuesi, gojtari,
Profesori, gjyqtari,
Në libra emri
Përjetësisht u mbetet;
Por, trupi na është asgjë,
Shpirti po ashtu asgjë,
Çdo gjë pra është asgjë,
Hija dhe asgjë.

1856
Përktheu: Emin Kabashi



No comments:

Post a Comment