J'aime l'horreur d'être virge
Stéphane Mallarmé
Nuk e di nëse kjo është udha
Që jashtë iluzioneve të çon
Të shpresës sime pa jetë,
Por ky gjumë më mrekullon:
Të shohësh se si në çaste triumfi
Në një zjarr të padukshëm digjen
Kënaqësia të jesh vetëm
Dhe tmerri të jesh i virgjër.
Të dëgjosh psallmet e mahnitshme
Të rinisë që vrullshëm shpërthen,
Dhe me gëzimin e saj të furishëm
Vatrat e dashurisë të gjitha t'i ndez.
O, çast hyjnor, çast ngadhënjimi
I trupit të mpirë, të pazgjuar,
Rob i tmerrit të të qenit i virgjër,
Rob në këtë udhë të mallkuar.
1918 (1919)
Përktheu: Olimbi Velaj
***
Николай Лилиев - Не зная, тоя път извежда
Не зная, тоя път извежда
ли от миражите навън,
но любя тоя странен сън
на уморената надежда
да виждаш как с невидим плам
догарят бавно в миг тържествен
утехата да бъдеш сам
и ужасът да бъдеш девствен;
да чуваш чудния псалом
на изумяващата младост,
която в свойта буйна радост
любов разискря в твоя дом.
О миг божествен, миг тържествен
за несъбудената плът,
пленена в прокълнатий път
на ужаса да бъдеш девствен.
No comments:
Post a Comment